Ambasadori i BE-së, Gonzato mbështet SPAK për zgjedhjet, Rama kerkoi që të mos monitoroheshin partitë

Shares

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka vlerësuar krijimin e task-forcës nga SPAK për monitorimin e zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar këtë nismë si një hap të rëndësishëm për garantimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, nje dite pasi Kryeministri Edi Rama deklaroi se SPAK nuk duhej te hetonte partite politike ne fushate.

“Blerja e votës dhe presioni ndaj votuesve mbeten sfida në Shqipëri. Mirëpres bashkëpunimin mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK dhe Policisë së Shtetit për të koordinuar përpjekjet e tyre në adresimin e krimeve të mundshme zgjedhore. Kjo është jetike për rritjen e besimit te procesi zgjedhor,” u shpreh Gonzato gjatë një takimi me organizata të shoqërisë civile.

Deklarata e tij vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama u shpreh se SPAK nuk duhet të fokusohet te hetimi i partive politike në zgjedhje, por te çështjet e tjera të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kreu i qeverisë tha se roli i SPAK nuk është të monitorojë garën elektorale.

Ndërkohë, Gonzato ka vënë theksin edhe te keqpërdorimi i burimeve administrative gjatë fushatave zgjedhore, një problem i evidentuar në raporte të ndryshme dhe që kërkon vëmendje për të siguruar një garë të barabartë për të gjithë kandidatët.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...