SPAK publikon strategjinë për hetimin e krimeve zgjedhore mes kritikave të Ramës

Shares

Në të njëjtën ditë kur kryeministri Edi Rama kritikoi SPAK-un për ngritjen e Task Forcës së re për hetimin e krimeve zgjedhore, Prokuroria e Posaçme bëri publike “Strategjinë e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor”, për procesin zgjedhor që përmbyllet më 11 maj.

Spak thekson se do të ketë verifikime në terren mbi indiciet dhe faktet e mundshme për shkeljet ligjore në zgjedhjet parlamentare të 2025-s.

Task forca do të shqyrtojë dyshimet për keqpërdorim të fondeve publike dhe investimeve gjatë periudhës zgjedhore nga subjektet përkatëse.

Mediat dhe rrjetet sociale do të monitorohen për të identifikuar indicie mbi krimet zgjedhore.

Hetimi do të kryhet në bashkëpunim ndërinstitucional me Prokurorinë e Përgjithshme, KQZ-në, Policinë e Shtetit, organizatat ndërkombëtare dhe shoqërinë civile që mbikëqyr proceset zgjedhore. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...