Rama i kërkon SPAK të mos hetojë në zgjedhje partitë dhe ekzekutivin. Ndërhyrje e plotë në formë urdhërore

Shares

Kryeministri Edi Rama shigketoi sot përsëri SPAK duke kërkuar prej tij të mos survejonte partitë gjatë fushatës elektorale.

Ajo tha se kjo është ndërhyrje në liritë dhe të drejtat politike të shqiptarëve dhe përfaqësuesve të tyre.

Nuk mund të survejohen partitë politike në një proces elektorale. Uroj që kjo të jetë një lajthitje e momentit dhe menjëherë të ndalët çdo lloj survejimi në territor sepse nuk mundet kurrën e kurrës të kthehemi në kohërat e errëta se kush merret me politike të survejohet. Dalja në këto pozicione është ndërhyrje në liritë dhe të drejtat politike të shqiptarëve dhe përfaqësuesve të tyre”, tha Rama.

Në vijim ai kërkoi që SPAK të mos hetojë as ekzekutivin në lirinë e këtij të fundit për të marrë vendime.

”Respektimi i një standardi demokratik i një drejtësie europiane, që nuk mund të justifikojë qasjen me metoda të sigurimit të shtetit është një tjetër betejë për tu bërë, por ama në mënyrë konstruktive dhe në mënyrë shumë të vendosur. Nuk mund të cenohen të drejtat e pushtetit ekzekutiv, për të marrë vendime të cenohet administrata dhe një gjë tjetër”, tha Rama ndërsa ligji zgjedhor kifizon vendimarrjen gjatë 4 muajve para zgjedhjeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...