Edi Rama lajmëron për herë të parë largimin e tij nga PS, ka caktuar edhe vitin

Shares

Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot për herë të patë e pothuajse pa ekuivok se ka një datë kur do të lerë PS.

Në një bisedë me qytetarët në rubrikën Sy m’Sy, ai ka caktuar edhe vitin.

DEKLARATA/ Drejtësia është fryt i vizionit vullnetit dhe i përpjekjes titanike të PS, nuk e solli Amerika dhe nuk e merr dot me vete kur ikën, sepse ne jemi këtu që e kemi dëshiruar këtë gjë, e kemi shkruar në programet tona që kur ishim në opozitë.

Po të ishim ne kundër drejtësisë, atëherë do të ishim këtu pa asgjë nga këto që shikon dhe komenton sikur i ka bërë Amerika, ka dhënë mbështetje të madhe bashkë me BE në procesin e reformës, por pavarësia e institucione të drejtësisë varet vetëm nga vullneti i PS, Nëse PS e lëshon këtë llogore, e keni parë shumë mirë se si të tjerët janë të rreshtuar në llogoren e luftës kundër institucioneve të drejtësi, kriminalizimit dhe bombardimit të SPAK dhe drejtuesit të SPAK me gjithfarëlloj shpifjesh akuzash shantazhesh fyerjes e kështu e radhë.

Ndaj jini të sigurt që drejtësi që i shërben pushteti të radhës nuk do të ketë sa kohë që PS do të jetë në pushtet, me mua në krye, ose pas 2030 me këdo tjetër që do të marrë stafetën, kur ne të jemi anëtarë të BE, kur ne ta kemi vënë në tryezë fiksimin tim Albania.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...