Kush ta ketë lënë automatikun në qese tek Pishat në Korçë

Shares

Kush ta ketë lënë. Ka mbaruar punë me të apo nuk i duhej. Hajde gjeje pa matur viaskat dhe shoshitur ngjarjet e pazbardhura me plumba automatiku.

“Në lagjen nr. 10, Korçë, në një ambient të hapur, në vendin e quajtur “Pishat”, është gjetur e mbështjellë me një qese plastike një armë zjarri e dyshuar kallashnikov.

Arma e zjarrit do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminim të mëtejshëm, për të verifikuar nëse është përdorur në ngjarje kriminale”, deklaroi policia e Korçës.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...