Toronto: Avioni i Delta Air Lines rrëzohet gjatë uljes në Aeroportin Pearson

Shares

Një avion i kompanisë Delta Air Lines është rrëzuar gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson të Torontos, duke shkaktuar emergjencë të menjëhershme në vendngjarje.

Pamjet e publikuara nga aeroporti tregojnë skena tronditëse, ku avioni duket i përmbysur në pistë. Sipas informacioneve paraprake, të paktën tetë persona kanë pësuar plagosje të rënda, ndërsa disa të tjerë janë lënduar lehtë.

Aeroporti ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetin social X se bëhet fjalë për një avion që vinte nga Minneapolis. Shërbimet emergjente ndodhen në vendngjarje, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Deri tani nuk ka informacione për viktima. Në aeroport janë krijuar vonesa dhe anulime fluturimesh për shkak të situatës.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...