Kunati i Prokurorit të arrestuar të Vlorës, Aurel Zarka u enërua në krye të KESH vetëm pak orë pas arrestimit të prokurorit duke ngritur dyshime rreth arsyeve të këtij emërimi.
Në vitin 2023, dy ishin funksionaret e policisë dhe prokurorisë të cilët dyshohet se kurdisën kurthin ndaj Fredi Belerit janë promovuar nga Belinda Balluku. Ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri, i promovuar në këtë detyrë nga Belinda Balluku.Ish-prokurori i rrethit të Vlorës, Aurel Zarka, gjithashtu i lidhur me Belinda Ballukun dyshohet nëpërmjet kunatit të tij të quajtur Erald Elezi, i cili në vitin 2023 punonte në ARRSH me emërim direkt të Ballukut, shpjeguar sot anëtari i kryesisë së PD, Klevis Balliu.
“Një vit më vonë me 29 korrik 2024 ndodhi që Prokuroria e Posaçme shqiptare SPAK arrestoi prokurorin e Vlorës, Aurel Zarka në bazë të një procedimi të autoriteteve belge në lidhje me transkiptimet e telefonave SKY ENCRO.
Vetëm 24 orë më vonë nga arrestimi i prokurorit Zarkaj, rezulton se është mbledhur bordi drejtues i Koorporates Elektroenergjitike Shqiptare KESH dhe ka shkarkuar nga detyra drejtorin Erindi Sulo, për ta zëvendësuar atë me urgjencë me kunatin e prokurorit të arrestuar Aurel Zarka.
Nga aktet zyrtare rezulton se me datën 30 korrik 2024, bordi drejtues i KESH ka bërë emërimin e drejtorit dhe administratorit te ri të këtij institucioni Erald Elezi.
Shtetasi Erald Elezi rezulton kunati i prokurorit të arrestuar Aurel Zarka.
Ne deklarimin e pasurisë që ka bërë në institucionet shtetërore, në deklaratë gjenden dhe te ardhurat e detajuara të bashkëshortes së zotit Zarka, shtetases Suela Zarka (Elezi) e cila rezulton e bija e Hysni dhe Hurma Elezit, e datëlindjes 11 Qershor 1981.
Njësoj rezulton dhe drejtori i KESH, i biri i Hysni dhe Hurma Elezit, i lindur me 13 Janar 1992.
Pra rezulton se prokurori Aurel Zarkaj ka për grua të motrën e Erald Elezit, i cili është emëruar drejtor i KESH, 24 orë pas arrestimit të prokurorit Zarka.
Po ashtu, nga administrimi i të dhënave zyrtare rezulton se në Dhjetor 2023, dy motrat Suela Zarka dhe Algerta Elezi, kanë themeluar në Tiranë kompaninë tregtare CITY LOCKERS, ç’ka është tregues se të dy motrat me të vëllanë janë në marrëdhënie të ngushta jo vetëm si lidhje biologjike, por dhe si lidhje biznesi.
Nga sa me sipër mund të arsyetohet se urdhrin e Ramës nga pikëpamja operative e ka ndjekur Lubi Balluku.
Kur ndodhi e papritura një vit më vonë, dhe SPAK arrestoi me 29 korrik 2024 prokurorin Zarka, Belinda Balluku për 24 orë i ka emëruar e tij kunatin Erald Elezi, si drejtor të Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare për t’i dhënë garanci se nuk e kishte shitur dhe as e kishte lëshuar.
Erald Elezit i është dhënë aseti më i rëndësishëm i infrastrukturës kritike të energjisë, mbase si garanci që Aurel Zarka të mos flasë dhe të mos tregojë të vërtetat që di ai”, ka shpjeguar Klevis Balliu. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












