44 vjeçarja Anila Ndoka Prenushi është gjallë por rëndë në spitalin e Shkodrës ndërsa 34 vjeçari Kolë Manaj ka humbur jetën brenda në makinë.
Kolë Manaj qëlloi sot me armë ndaj të dashurës së tij dhe më pas vrau veten.
Ngjarja ndodhi brenda në makinë, ndërkohë që është gjetur dhe sekuestruar arma e krimit, në cilësinë e provës materiale.
Të dy u gjetën në një makinë tip ‘Tiguan’ në lagjen “Mark Lula”, por çifti nuk ishin banor të asaj zone.
Brenda në makinë, policia ka gjetur edhe armën e krimit.
Anila është një grua e divorcuar me 3 fëmijë që bashkëjetonte me Kolën prej disa kohësh.
“Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.
Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë”, njoftoi policia e Shkodrës.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












