Autoriteti i Dosjeve deklasifikon “Fondin Kosova” të ish Sigurimit të Shtetit

Autoriteti i Dosjeve deklasifikon “Fondin Kosova” të ish Sigurimit të Shtetit

122
0
Shares

Autoriteti i Dosjeve ka deklasifikuar arkivin e njohur si “Fondi Kosova”, duke vënë në dispozicion të studiuesve 11.630 fashikuj, të ruajtur në 74 kasaforta, që përmbajnë dokumente kyçe mbi zhvillimet politike, sociale dhe kulturore të Kosovës midis viteve 1944-1991.

Ky arkiv sjell në dritë lëvizjet rinore dhe shtypjen e shqiptarëve të Kosovës, dokumente mbi shpopullimin dhe spastrimin etnik, raporte mbi demonstratat e viteve 1981 dhe 1988-1989, si dhe gjendjen e arsimit dhe kulturës në Kosovë gjatë regjimit jugosllav.

Studiuesit dhe qytetarët me origjinë nga Kosova mund të kërkojnë dokumente mbi ndjekjet nga Sigurimi i Shtetit, të ruajtura në fondet arkivore shqiptare.

Ndër dokumentet kyçe të hapura për publikun janë:

•“Të dhëna nga burimet tona” – Tre vëllime me 687 faqe mbi demonstratat e Kosovës.

•Goditjet e mars-prill 1981 – Dy vëllime me 531 faqe mbi represionin pas protestave.

•Demonstratat e marsit 1982 – Dy vëllime me 593 faqe mbi lëvizjet studentore.

•Rezidenca e Beogradit (1972-1981) – 149 faqe me analiza dhe diskutime politike.

•Ngjarjet e Kosovës (prill-maj 1981) – 211 faqe me raportime të detajuara.

•“Goditjet në Kosovë” (1975-1990) – Dosje të shumta mbi represionin shtetëror.

Fondi përfshin të dhëna mbi figura të rëndësishme të çështjes shqiptare si Rexhep Qosja, Adem Demaçi, Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla, Ibrahim Rugova dhe shumë të tjerë.

Gjithashtu, ai përmban informacione sekrete mbi arrestimet, torturat dhe dhunën ndaj shqiptarëve nga regjimi jugosllav, si dhe analiza diplomatike mbi politikën e Shqipërisë ndaj Kosovës në vitet ‘80. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY