300 kandidatura për primaret në PD, shumë emra të rinj

Shares

Rreth 300 kandidatë kanë shprehur interesin për garën e primareve brenda Partisë Demokratike. Mesnatën mes datës 17 dhe 18 shkurt ka qenë afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave, raportoi sot a2cnn.

Përveç deputetëve aktual që kanë dorëzuar formularët e aplikimit, edhe figura të tjera të Partisë Demokratike kanë shorehur interes për këtë garë.

Gjatë paradites së sotme KOKOE (Komisioni i Organizimit dhe Kontrollot të Operacioneve Elektorale) është mbledhur për të shqyrtuar kandidaturat sa i takoj aspektit formal të dokumentacionit, nëse kanë mungesë dokumentacioni.

Brenda kësaj jave pritet që të ketë një mbledhje të Kryesisë për të miratuar listën e kandidatëve, duke hapur zyrtarisht garën, shkruan A2 CNN.

Pas miratimit të listsve për çdo qark do të nis dhe fushata e brendshme e cila kulmon me zgjedhjet në 1 mars. a2cnn

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...