TIRANË/ I shpëtoi aksidentit me makinën e tij, por e goditi për vdekje makina tjetër

Shares

I shpëtoi aksidentit me makinën e tij por u godit për vdekje nga një makinë tjetër sot në autostradën Tiranë-Durrës.

“Rreth orës 05:05, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi Gëzim Muçaj, rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.

Pasi ka dalë dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin I. L.

Për pasojë, Muçaj ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët e automjetit të tij janë dërguar në spital, për mjekim”, njoftoi policia e Tiranës.

Shtetasi I. L është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme proceduarale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...