Votimi sot në Parlament
Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 108 vota pro ndryshimet në kodin zgjedhor të cilat ulin në zero pagesat nga qytetarët në emigracion dhe sigurojnë një mbulim të plotë sa u takon shpenzimeve postare për votat nga jashtë.
Ndryshinet e sotshme sigurojnë numërimin e votave që do të kthehen nga posta prej një komisioni të balancuar dypartiak.
Në vijim të seancës, kreu i PD Sali Berisha kërkoi votat në Kuvend për Besim Ndregjonin, propozimi i opozitës për Avokat të Popullit.
Kreu i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi u shpreh se ka munguar procesi i konsultimit. “Ne nuk kemi një qëndrim për Besim Ndregjoni dhe nuk kemi kundërshtime për asnjë emër”, tha Peleshi.
“Mos e hidhni në vote dhe e konsultojmë. Dhe biem dakord për përfaqësuesin e shquar të të përndjekurve politikë”, u shpreh Berisha.
Në fund palët ranë në dakordësi që ta heqin nga rendi i ditës. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/