Bariu mbetet pa jetë nga makina. Disa dele u mbytën nga përplasja

Bariu mbetet pa jetë nga makina. Disa dele u mbytën nga përplasja

208
0
Shares

Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një bariu ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Berat-Roskovec, në fshatin Suk 1.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti me drejtues Q. M. është përplasur me automjetin tjetër që drejtohej nga K. A., pasi në rrugë ishin futur disa bagëti të imëta.

Nga përplasja ka humbur jetën F. G., personi që po kalonte bagëtitë, ndërsa disa prej tyre kanë ngordhur në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive të aksidentit. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY