Një grup personash qëlluan këtë mbrëmje mbi furgonin e policisë që transportonte kryetarin e arrestuar të bashkisë.
Erion Veliaj ka dalë nga ambientet e SPAK për tu transferuar në paraburgimin e Durrësit teksa mbështetësit e tij, kryesisht punonjës të bashkisë, kanë penguar lëvizjen e makinës së policisë me të cilën është shoqëruar kryebashkiaku, duke shprehur revoltën e tyre.
Me pankarta në duar, ata kanë qëlluar në drejtim të furgonit të policisë. Në shenjë proteste kanë fishkëllyer me bilbila duke krijuar vazhdimisht ovacione për lirimin e kryebashkiakut.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar opozita. Nënkryetari i PD, Gazment Bardhi tha se kjo gjë po tolerohet qëllimisht nga ministri i Brendshëm.
”Horri i bandave në krye të Policisë së Shtetit që lejon turmën e batakçinjëve të Bashkisë së Tiranës që të pengojnë makinat e prokurorëve, gjyqtarëve dhe të korruptuarit Erion Veliaj të hyjnë e dalin lirisht nga GJKKO, duke refuzuar të marrë masat për të garantuar rendin publik, duhet të shkarkohet e ndiqet menjëherë penalisht për shpërdorim detyre.
Guximi i tij për të lejuar turmën e drejtorëve batakçi të Bashkisë Tiranë për të sulmuar në ambinetet e punës gjyqtarë e prokurorë, është guxim prej krimineli që me ndërgjegjie shkel ligjin. Duhet ndëshkim, menjëherë!”, deklaroi Bardhi. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












