Pas diskutimeve për mbi dy orë, u miratua me 10 vota kundër rregullorja e primareve që seleksionon emrat e kandidatëve për deputetë në dy nivele, primaret në rang qarku dhe seleksionimi i kryesisë së PD.
Kryetari i këshillit kombëtar Edi Paloka tha se pati mendime të ndryshme, kryesisht qe mendimi që, primaret edhe mund të mos zhvillohen, për shkak të kohës, për shkak se mund të krijojnë edhe konflikte dhe pakënaqësi, çështje që janë diskutuar në fakt disa herë mes nesh.
“Këto ishin pakica, propozime, u sqaruan. Edhe fakti që primaret tashmë janë një nga pikat kryesore që janë futur në statutin e Rithemelimit. Doktor Berisha është i prerë në këtë pikë, dhe i vendosur që primaret do të zhvillohen. Kështu që, në fund rezultati tregoi që edhe propozimet që ishin për të bërë ndryshime të tilla nuk fituan.
Kryetari i PD, i cili është zgjedhur nga e gjithe anëtarësia e PD, ka të drejtën e tij të vendosë për këtë çështje”, tha ndër të tjera kreu i Këshillit Kombëtar.
Në vijim Paloka ka shpjeguar edhe filtrin e kryesisë që lidhet edhe me ecurinë dhe me fitoren e PD në katër vitet e fundit.
Ndërkaq Berisha propozoi edhe një pikë për regjistrimin e 300 emigrantëve për çdo kandidat për deputet që u prit me pa asnjë kundërshti. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/