Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shëngjin, 1 humb jetën, 2 në spital

Shares

Aksident i rëndë në aksin Lezhë Shëngjin. Një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën.

“Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”, janë përplasur kamioni me drejtues shtetasin Xh. D., me automjetin me drejtues shtetasin P. Z., 30 vjeç. Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe janë dëmtuar pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, shtetasja Zh. H., 40 vjeçe, si dhe shtetasi Xh. D.. Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe aktualisht janë në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia e Lezhës.

Një grup i posaçëm hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...