Arrest shtëpie për Ajola Xoxën

Arrest shtëpie për Ajola Xoxën

140
0
Shares

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës është arrestuar sot në mesditë tek zyra e tij në bashki, agjentet e BKH duhej të kishin kryer edhe një masë tjetër sigurie.

E shoqja Ajola Xoxa është vendosur në arrest shtëpie.

Erion Veliaj dëshmoi në Prokurorinë e Posaçme për rreth 5 orë më datë 26 Dhjetor 2024. Ai u pyet nga hetuesit, në kuadër të një hetimi pasuror të nisur muaj më parë. Pasditen e asaj dite, ai tha nga mbledhja e Këshillit Bashkiak se “ishte denoncuar në mënyrë anonime nga një personazh që nuk ekziston”. Në pyetje është marrë edhe bashkëshortja e tij, ndërsa më herët janë ushtruar kontrolle në banesën e tyre dhe të vëllait të kryebashkiakut, Arbër Veliaj.

Veliaj u arrestua nga kreu i krimit ekonomik ne BKH dhe nje grup agjentesh te kesaj agjencie.

Veliaj është në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...