Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja e ulët favorizon qeverinë dhe Lëvizjen VV

Shares

Deri në orët e mesditës numri i votuesve në Kosovë ka qënë nën shifrat e zgjedhjeve të mëparshme duke lajmëruar fitoren e VV SË Albin Kurtit.

Sipas raportimeve të vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (DnV) procesi i votimit – që nga hapja e vendvotimeve po zhvillohet në mënyrë të qetë. Deri në orën 12:00, të drejtën kushtetuese për të votuar e kanë shfrytëzuar rreth 14.5% votuesve (me margjinë gabimi+/-0,37), nga 1,970,944 e qytetarëve me të drejtë vote.
Në komunat me shumicë serbe, dalja në votime është raportuar të jetë mbi 24% që është gati dyfish më e lartë sesa mesatarja e përgjithshme e daljes në nivel vendi.

Kosova zhvillon sot zgjedhjet parlamentare ndërsa 1 milion e 971 mijë qytetarë rezidentë me të drejtë vote kanë mundësi t’i drejtohen kutive të votimit.

Janë gjithsej 941 qendra votimi ndërsa 125 mijë persona do te votojnë për herë të parë. 104,924 votues ishin regjistruar nga diaspora, afati për votim i të cilëve është mbyllur tashmë.

Në garë janë 28 subjekte politike me rreth 1280 kandidatë për deputetë. Lëvizja Vetëvendosje, PDK, LDK dhe AAK kanë edhe kandidatët për kryeministër.

Sipas KQZ-së, janë shtypur 323,218 apo 15.57% fletëvotime më pak se numri i votuesve. Kjo është një praktikë e ndjekur nga KQZ edhe në proceset e kaluara zgjedhore.

Çdo votues ka të drejtë të zgjedh një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...