Nga 6000 euro, 4700 iu gjetën në xhep. Kapet mashtruesi i dytë

Shares

Ishte shpallur në kërkim pasi sëbashku me një 26-vjeçar (i arrestuar ditën e djeshme) i morën 6000 euro një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga 32-vjeçari.

Një ditë më parë ra në pranga Ervis Belollari, i njohur në TikTok me pseudonimin “Delluks”, ndërsa sot u arrestua bashkëpunëtori i tij, Arsen Matollari, 32 vjeç.

Sekuestrohen 4700 euro dhe automjeti me të cilin këta shtetas lëviznin.

“Si rezultat i kontrolleve u ndalua A. M., 32 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin E. B (i arrestuar ditën e djeshme) kanë përfituar 6000 euro nga një biznesmen, duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. M., shërbimet e Policisë gjetën 4700 euro të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin me të cilin këta shtetas lëviznin”, njoftoi policia e Tiranës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...