Prokurori i SPAK, Dritan Prençi kërkon dënime për ish-zyrtarë dhe biznesmenë në aferën e inceneratorëve të Tiranës.
Prokurori Dritan Prençi ka kërkuar dënime për disa ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në çështjen e inceneratorëve, duke propozuar masa të ndryshme penale në bazë të gjykimit të shkurtuar.
Sipas kërkesës së tij, dënimet janë si më poshtë:
Lefter Koka – 4 vite burg, 2.8 vite pas gjykimit të shkurtuar
Erjon Murataj – 4 vite burg, 2.8 vite pas gjykimit të shkurtuar
Bledar Karoli – 4 vite burg, 2.8 vite pas gjykimit të shkurtuar
Taulant Tusha – 4 vite burg, 2.8 vite pas gjykimit të shkurtuar
Namik Simixhiu – 4 vite burg, 2.8 vite pas gjykimit të shkurtuar
Valbona Ballgjini – 2 vite burg, por dënimi konvertohet në shërbim prove
Sidita Kopliku – 2 vite burg, dënimi konvertohet në shërbim prove
Jetmir Llapaj – 2 vite burg, dënimi konvertohet në shërbim prove pas gjykimit të shkurtuar
Kërkesa për dënime vjen si pjesë e procesit gjyqësor për aferën e inceneratorit të Tiranës, një nga çështjet më të bujshme të korrupsionit në vend. Vendimi i gjykatës pritet të shpallet në vijim. Ndërkohë kjo çështje është ndarë në disa pjesë çfarë është konsideruar si përpjekje për të evituar akuzën e grupit kriminal dhe korrupsionit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












