Babai i Hashim Thaçit rëndë në spital, i refuzohet leja për të lënë burgun e Hagës

Shares

Refuzohet kërkesa e Hashim Thaçit për të vizituar babanë e sëmurë

Babai i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është shtruar në spital. Pavarësisht kësaj, Thaçit, i cili ndodhet në paraburgim, në Hagë, i është mohuar kërkesa për një vizitë të shkurtër në Prishtinë për ta parë të atin.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Luka Misetiq, përmes një postimi në rrjetin social ‘X’. Ai ka sqaruar se mbrojtja kishte kërkuar një leje të përkohshme dhe të mbikëqyrur për Thaçin, por Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë e ka kundërshtuar kërkesën, ndërsa gjyqtarët e kanë refuzuar.

“Babai i klientit tim, Hashim Thaçi, është mjaft i sëmurë dhe është rikthyer në spital. Kërkuam që Thaçi të lejohej për një vizitë të shkurtër dhe të mbikëqyrur, por kërkesa u refuzua”, ka shkruar Misetiq.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...