Rrumi i Shijakut, 10 muaj burg Aleksandër Lahon për korrupsion

Shares

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 10 muaj burg Aleksandër Lahon, i njohur edhe si Pëllumb Muharremi, për akuzën e korrupsionit. SPAK kishte kërkuar një dënim prej 3 vitesh, por gjykata e vendosi në 1 vit e 3 muaj, duke e ulur në 10 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Sipas hetimeve të SPAK, Laho i ka dhënë 600 mijë lekë ryshfet zyrtarit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku, i dënuar më parë me 2 vite burg për korrupsion. Po ashtu, ai kishte premtuar edhe një shumë shtesë prej 300 mijë lekësh, me qëllim që të pengonte një ankim në Apel për një çështje pronësie. Ryshfeti lidhej me tjetërsimin e 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit.

Aleksandër Laho është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe ka qenë i përfshirë në ngjarje të bujshme. Në vitin 2019, ai mbeti i plagosur në një atentat ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku humbi jetën shoferi Andi Maloku. Gjatë hetimeve për këtë ngjarje, autoritetet sekuestruan një video komprometuese, ku ai shihej duke komunikuar me një zyrtar të Avokatit të Shtetit për çështjen e korrupsionit.

Aktualisht, ai vijon të jetë në kërkim nga autoritetet shqiptare. Avokati i tij pretendon se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi nuk ka marrë trajtimin e duhur pas plagëve të marra në atentatin e vitit 2019, gjë që i ka shkaktuar gjymtimin e një këmbë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...