Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj pretendimeve për mundësinë e strehimit të palestinezëve në Shqipëri, duke i cilësuar ato si një sajim të opozitës dhe një gënjeshtër që është përhapur shpejt në publik.
Gjatë një prononcimi për mediat, Rama e ironizoi këtë hipotezë, duke e krahasuar me një “zë që vjen nga këneta”, duke nënkuptuar se është një dezinformim pa asnjë bazë. Ai e përshkroi këtë si një shembull të përhapjes së shpejtë të lajmeve të pavërteta, duke thënë se “kur e vërteta ende s’ka veshur pantallonat, gënjeshtra ka bërë xhiron e botës”.
“Kjo është e gjitha një sajesë që mori rrugën me shpejtësi, siç ndodh në këtë kohë kur lajmet e pavërteta përhapen më shpejt se faktet. Gënjeshtrat janë më ‘të lezetshme’, sepse njerëzit i përhapin më shpejt, ndërsa e vërteta është më e mërzitshme dhe kërkon më shumë vëmendje,” u shpreh Rama.
Ky reagim i Kryeministrit vjen pas spekulimeve dhe deklaratave nga opozita, të cilat pretendojnë se Shqipëria mund të pranojë 100 mijë palestinezë, një pretendim që ai e hodhi poshtë kategorikisht. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/