Një incident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në spitalin e Neurologjisë në QSUT, ku është konstatuar prania e tymit në katin -1. Ky ambient përdorej si magazinë dhe përmbante dyshekë e sende të tjera, por jo pajisje spitalore.
Një paciente e këtij spitali ka zbritur në magazinë dhe i ka vënë flakën një dysheku. Mësohet se gruaja nuk ishte e shtruar, por kishte shkuar për një konsultë mjekësore.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse, situata u vu në kontroll brenda 10 minutash, duke shmangur përhapjen e zjarrit dhe rrezikun për pacientët e tjerë. Autoritetet po hetojnë mbi motivet e ngjarjes dhe gjendjen psikologjike të autores.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












