Kreu i grupit parlamentar të PD, Niko Peleshi, ka hapur një zyrë të PS ngjitur me konsullatën e Shqipërisë në Selanik dhe e paraqet si zyrë shtetërore të KQZ. Siç është në traditën e komunistëve, përziejnë shtetin me partinë, deklaroi sot i deleguari politik i PD në Korçë, Ivi Kaso.
“U bëjmë thirrje shqiptarëve në Greqi që të mos gënjehen nga afërsia e zyrës me konsullatën shqiptare, edhe kjo një shkelje më vete, dhe të kuptojnë se të dhënat që japin aty i shkojnë PS dhe rrjetit të patronazhimit.
Komisionerit shtetëror të zgjedhjeve i bëjmë thirrje të sqarojë qytetarët se KQZ ka zyra vetëm në Tiranë dhe operon përmes sajtit zyrtar online.
Çdo zyrë që paraqitet si e KQZ është një përpjekje e Rilindjes për të manipuluar dhe gënjyer emigrantët shqiptarë.
Patronazhimi dhe keqpërdorimi i të dhënave personale në këto zyra cënon standardin e zgjedhjeve, rrëmben kompetencat dhe autoritetin e KQZ dhe përbën vepër penale.
Pamjet e shumta dhe flagrante të këtyre zyrave të pushtetit të hapura në diasporë, do të duhet të ishin motiv shqetësimi si për Komisionerin e të dhënave personale, i cili s’ka hezituar të marrë masa dhe gjobisë opozitën në zgjedhjet vendore.
Zyrat elektorale për patronazhimin e të dhënave, duhet të jenë në vëmendje edhe të SPAK-ut, i cili duhet të hetojë jo vetëm burimin e financimit të tyre por dhe të hetojë e parandalojë që nga zyra patronazhimi të mos kthehen në zyra shitblerje vote”, deklaroi Kaso. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












