Dumani, takim informal me gazetarët, shpjegon disa nga cështjet, për disa jep indicie

Shares

Kreu i SPAK, Altin Dumani është përgjigjur sot në pyetjet e gazetarëve në një takim informal me ta, në lidhje me cështjet me të ndjeshme të hetimit të krimit dhe korrupsionit në vend. Megjithëse është treguar I rezervuar ai ka lëshuar pak ndicimi mbi disa nga shqetësimet më të mëdha në vend.

Pyetje-përgjigje:

A kanë dalë koleget tuaj ne aplikacionin Sky dhe nese po, a i keni aminostruar

Dumani- Kur dy persona flasin per nje te trete, jemi kujdesur te gjejme prova. Çdo indicie që ka dalë, një për një e kemi verifikuar. I kemi marrë në pyetje të gjithë.

2-U pyet për strategjinë për krimet zgjedhore.

Dumani- Brenda janarit do të publikojmë strategjinë për krimin zhjedhor. Pothuajse ka përfunduar. Deri në fund te janarit shpresojmë të miratohet. Do kemi dhe urdhër për zbatim.

3-Sky. (Krahasim me vendet jashtë) Pse nuk është identifikuar në Shqipëri ndonje politikan i implikuar?

Dumani- Nuk eshtë e vertetë, nje ish deputet Jurgis Çyrbja është nje qeli. Ne nuk kemi të gjithë databasat e aplikacionit Sky eç. Nga ato informacione që kanë ardhur, ka rezultuar ajo lidhje që është bërë publike. SPAK është i vendosur për përmbajtjen e Sky, kemi edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi pretendimet e një personi që është marrë i pandehur( Pëllumb Gjoka, dosja Metamofroza). Ne jemi të lirë të ushtrojmë ndjekje penale. SPAK është një nga kontribuesit më të mëdhenj me institucuonet e tjera ligjzbatuese, sa i përket këtij aplikacioni. Kur kemi patur prova, apo nëse do kemi do godasin çdo nivel politikani. SPAK ushtron ndjekjen penale për këdo.

4-Deklaratat e Arben Ahmetaj, për aktet korruptive, (episodi i Turqisë)

Dumani- Për efekt hetimi, nuk ndaj informacion.

5-Veliaj. Po hetohen veprat penale, a do ketë emer konkret që do regjistrojë SPAK pëe kryebashkiakun apo familjarë të tij.

Dumani- Çështja në fazën e hetimir paraprak.

6-Inceneratori i Tiranës. Po hetohet pikë mbërritja e parave. Si po veprohet?

Dumani- ligji është i qartë. Sigurisht qe po hetohet. Inceneratori i Tiranës ka një administrator nga shtetit. Ai kujdeset, pagesat shkojne për llogari të agjencisë. Ka hetim për perdonat që kane përfituar nga kjo gjë, dhe vijojje hetimet per persona të tjere per pastrim parash.

7-Vendimi i Apelit për Berishën. Si ndiheni si jursit? Mund të përsëritet ky skenar edhe per Ilir Meten?

Dumani- Nuk kemi ndjeshmëri. Respktojme vendimin e gjykatave. Jemi zbatues të ligjit. Kur nuk kënaqemi, ushtrojmë te drejten e ankimimit. Për Ilir Metën, hetimi po vijon. Kërkesat e SPAK janë gjetur të drejta nga shkallët e gjyqsorit dhe Kushtetuesja i dha fundit të gjithave.

8- Ekstradimi i Plarent Dervishaj dhe i Julian Meçe. Do përdori SPAK të njëjtën rruge per Durim Bamin?

Dumani- Spak nuk ka çfarë përdor. Përgjegjësr është ministria e drejtësisë. Në thjesht përgatisim letrat për ekstradim, me pjesën tjetër merret ministria e drejtësisë dhe ajo e brendshme kur bashkëpunon me Interpol.

9-21 janari, a është identifikuar emri i ndonjë ish zyrtari dhe a do të thirren persona të tjerë për tu pyetur?

Dumani- Për pyetjen e parë nuk shprehem. Për të dyten, është kompetence e prokurorit të çështjes për të thirrur persona të ndryshëm. Une personalisht, preferoj që deshmitarët ti thërrat të fundit, pasi të grumbulloj prova, më peëlqen ti ballafaqoj.

10- -Zbërthimi i aplikacionit Matrix. A ka nisur puna për marrjen dhe administrimit e mesazheve, meqenëse dilnin përdorues edhe shtetas shqipfolës?

Dumani-Nuk kam asnjë koment për këtë çështje, nuk dua ta ndaj me mediat. SPAK është nje nga institucionet më te besueshme nga të gjitha institucionet, edhe për Europol.

11 -Inceneratori i Tiranës. A po e heton SPAK se si është zbatuar kontrata?

Dumani- Pjesë e hetimit dhe zbatimi i kontratës.

13-Pronat e ushtrisë. Në cilën fazë janë hetimet dhe si i pergjigjeni komenteve të kryeministrit.

Detaje nuk mund të ndaj. Komente nuk bëj as për kryeministrin dhe as për persona të tjerë. Preferoj të mos bej.

14 -Olsi Rama, pezullimi i hetimeve

Dumani- Përgjigja është ajo që keni marrë. SPAK ka kryer hetimet dhe ka vendosur pezullim për mos zbulimntë autorëve. U hetua edhe përfshirja e Ols Ramës, nuk u gjet provë. U pezulluan hetimet për shkak se nuk është regjistruar emri i tij si person në hetim. Në rast se do ishte në hetim, do kishte pushim të çështjes.

15-Dosja Toyota Yaris. Do ketë përgjegjësi penale për personat që nxjerin të dhëna, duke qenë se ka një vendim për ndalim publimi.

Dumani- Patjeter, të gjithë janë të barabartë.

16 -Regjistrimi i 21 janarit në SPAK.

Dumani- Çështja në fazën e hetimeve paraprake. Hetimet janë intenstive. Volumi hetimor shumë i madh.

17 -A keni konstatuar prona apo pasuri të politikanëve të lartë jashtë Shqipërisë dhe si keni vepruar.

Dumani- Duhet të kemi nje indicie. Rast konret për shqiptarë që të jenë konfiskuar pasuri jashtë, nuk ka. Kemi derguar letër porosi, por ende nuk kemi sekuestruar ndonjë pronë. Kemi patur informacione.

18-Fondet e AZHBR. A do dalë SPAK me perfundim hetimesh? A janë kryqëzuar të dhenat e Olaf me AZHBR.

Dumani- Me Olaf kemi bashkëpunim te mire. Nuk mund te parashikoj mbylljen e hetimeve.

19 -Koncesionet në shëndetësi. Keni mbyllur Sterilizimin, ka mbetur koncesioni i Check up dhe I laboratorëve. Mund të kemi nje afat se kur SPAK mund të mbyllen hetimet?

Dumani- Janë prokurorët ata që janë në kontakt me çështjet. Janë në hetim, e keni këtë informacion.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...