Operacioni i madh i policisë në Gjirokastër, 12 në pranga, edhe 2 policë në Kakavijë

Shares

Finalizohet faza e tretë e operacionit policor antidrogë të koduar “Andromeda”. Shkon në 17 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni.

“Gjatë fazës së tretë u ekzekutuan masat e sigurisë për 12 shtetas (10 prej tyre me masë sigurie “Arrest në burg” ndërsa 2 me masë sigurie “Arrest në shtëpi”), pjesëtarë të një grupi kriminal të implikuar në shitjen e lëndëve narkotike, në qytetin e Gjirokastrës.

U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Gjirokastrës, për shtetasit: H. H., 38 vjeç, D. O., 38 vjeç, K. G., 26 vjeç, B. C., 42 vjeç, R. Gj., 33 vjeç, dhe E. T., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim.

– I. K., 49 vjeç, E. D., 22 vjeç, E. Ç., 36 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-Si dhe për shtetasin Th. K., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit E. N., 25 vjeç dhe M. F., 23 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me 5 të tjerë të arrestuar në datat 25.10.2024 dhe 13.11.2024, të organizuar si grup, janë të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, kryesisht në Gjirokastër.

Gjithashtu, në bashkëpunim me AMP, u ekzekutuan masat e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një funksioni apo shërbimi publik”, për shtetasit L. K., 32 vjeç dhe O. B., 29 vjeçe, të dy banues në Gjirokastër, me detyrë punonjës policie në PKK Kakavijë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë së Gjirokastrës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara për të gjetur provat materiale me qëllim të dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, janë gjetur dhe sekuestruar shuma të konsiderueshme vlerash monetare, lëndë narkotike Cannabis dhe Kokainë, municion luftarak, celularë, automjete, dokumente të falsifikuara, mallra kontrabandëetj. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...