Turku që ndiqej në Turqi kapet në Morinë, e dënuan 15 vite burg

Shares

Tentoi të hynte në Shqipëri, duke qenë i dënuar në Turqi, me mbi 15 vite burgim, për falsifikim të dokumenteve dhe për mashtrim, ndalohet 39-vjeçari turk, i kërkuar ndërkombëtarisht.

U ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi Bayram Yildiz, 39 vjeç, banues në Turqi.

”Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 39-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, pasi Gjykata e Bursas, Turqi, e ka dënuar me 15 vite, 2 muaj dhe 15 ditë burgim, për falsifikim të dokumenteve dhe për mashtrim”, njoftoi policia e Kukësit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Turqi, vijon procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...