Protesta e 42-të e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u mbajt sot para bashkisë së Tiranës, ku qindra qytetarë ishin mbledhur për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut, Erion Veliaj, pas zbardhjes së dosjes së shumëpërfolur “5D”.
Demonstruesit akuzojnë Veliajn për korrupsion dhe abuzim me detyrën, ndërsa kërkojnë transparencë të plotë mbi çështjet që lidhen me këtë dosje.
Protestat, që po zhvillohen prej disa muajsh, kanë qenë përgjithësisht paqësore, megjithatë tensionet mes protestuesve dhe forcave të rendit kanë qenë të pranishme. Policia, e cila ka formuar një kordon sigurie përpara bashkisë. Por policia lejoi kalimin e makinave duke tensionuar protestën.
Ndërkohë, qytetarët janë të vendosur për të vijuar protestat. a.b







/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













