Aksident i rëndë në rrugën Berat Dimal. Një grua 30 vjeçe, Lavdie Gjata u godit për vdekje nga një makinë ndërsa mbante në krahë fëmijën e saj 2 vjeç.
“Rreth orës 18:35, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në Moravë, shtetasi A. Tafa, 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen Lavdie Gjata, 30 vjeçe dhe fëmijën e saj 2 vjeç, (këmbësorë). Shtetasja L. Gj., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija i saj nuk ka probleme për jetën.
Drejtuesi i automjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia e Beratit.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












