1200 vende pune të lira në administratën publike. Qeveria shpall nevojat për 2025, qokë tjetër elektorale

Shares
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Qeveria ka hapur 1186 pozicione të lira për të gjithë ata që plotësojnë kriteret për t’u bërë pjesë e administratës shtetërore në një vit elektoral.

Këto pozicione ndahen si në vijim:

5 vende për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues; 93 pozicione për kategorinë e mesme drejtuese; 283 pozicione për kategorinë e ulët drejtuese si dhe 805 pozicione vakante për kategorinë ekzekutive.

Vendet vakante:

a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 5

b) Për kategorinë e mesme drejtuese 93

c) Për kategorinë e ulët drejtuese 283

ç) Për kategorinë ekzekutive 805

Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë:

–Shkenca juridike

–Audit i brendshëm

–Shkenca ekonomike

–Shkenca ekonomike/juridike

–Shkenca shoqërore

–Shkenca sociale

–Histori-filologji

–Shkenca mjekësore

–Veterinari

–Agronomi

–Zootekni

–Mbrojtje bimësh

–Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to

–Kimi

–Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme

–Shkenca inxhinierike

–Arkitekturë

–Arkeologji dhe restaurime

–Artet e bukura

–Gjeodezi

–Shkenca ekzakte

–Shkenca edukimi

–Mësuesi

–Arsim i lartë ushtarak/policor

–Arsim i lartë a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...