Hajdut serial, kapet në Sarandë pasi vodhi në Durrës e Tiranë

Shares

Sapo vodhi çantën në hotel

Vodhi një çantë me 6000 euro në një hotel në Sarandë dhe tentoi të vidhte në një automjet të parkuar, identifikohet dhe arrestohet 37-vjeçari, me precedent penal për vjedhje.

37-vjeçari dyshohet si autor i disa vjedhjeve të tjera, të kryera gjatë muajit dhjetor 2024, në qytete të tjera.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë U krye arrestimi i shtetasit A. M., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet rezultoi se ky shtetas, më 04.01.2025, në lagjen nr. 2, Ksamil, në ambientet e një hoteli, ka vjedhur një çantë me 6000 euro, ndërsa në lagjen nr. 4, Sarandë, ka tentuar të vjedhë sende nga një automjet i markës “Audi Q5”, duke thyer xhamin e derës së drejtuesit të automjetit.

Nga veprimet hetimore të mëtejshme, rezultoi se shtetasi A. M. ishte shpallur në kërkim për katër vjedhje të tjera, konkretisht:

-më datë 13.12.2024, në Durrës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një banesë, si dhe ka vjedhur një celular;

-më 08.12.2024, në Tiranë, dyshohet se ka vjedhur në një banesë dhe në një kioskë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...