VIDEO/ Kapet një sasi kokainë në Muriqan por edhe një tv kontrabandë

Shares

Qeni antidrogë gjatë kontrollit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pakot”. Sekuestrohen në hyrje të vendit, 3.430 kg Kokainë dhe mallra të kontrabanduara.

Arrestohet drejtuesi i furgonit me të cilin transportoheshin lënda narkotike dhe mallrat.

Si rezultat i intensifikimit të punës dhe kontrolleve në hyrje/dalje të vendit, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, lëvizjen e sigurtë të shtetasve, si dhe eliminimin e rradhës gjatë kësaj periudhe festive, shërbimet e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Pakot”.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi A. Rr., 32 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga kontrolli i kryer në furgonin që drejtonte 32-vjeçari, në hyrje të Shqipërisë, u gjetën 3.430 kg Kokainë, e ndarë në 3 pako. Gjithashtu, u gjetën 60 shishe me pije alkoolike dhe 1 televizor, që dyshohet se janë të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.

Lënda narkotike, mallrat, automjeti i të arrestuarit dhe 2 celularë të tij u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...