Ujësjellësat, 360 milionë euro borxh tek OSHEE, pas menaxhimit nga qeveria

Shares

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, denoncon rritjen me 100 milionë euro të borxhit të shoqërive të UK-ve në vetëm 12 muajt e fundit. 100 milionë euro më shumë borxhe ndaj OSHEE pas reformës që ndërmorri qeveria duke ja hequr menaxhimin bashkive dhe përqëndruar menaxhimin e UK-ve në nivel qëndror ministror.

“DËSHTIMI QEVERITAR ME UK-të RRITI BORXHIN NDAJ OSHEE ME 100 MILIONË EURO NË VETËM 12 MUAJ.
Vitin e kaluar qeveria ndërmorri politikën e përqëndrimit të menaxhimit të shoqërive të ujësjellës kanalizimeve, duke ja hequr këtë kompetencë 61 bashkive të vendit, me justifikimin se vetë qeveria do të ishte më e aftë të menaxhonte financiarisht këto shoqëri dhe se do reduktonte ndjeshëm borxhet e energjisë së papaguar ndaj OSHEE.
Por cfarë ndodhi realisht? A u ulën detyrimet e shoqërive të UK-ve për energjinë e papaguar ndaj OSHEE?
Fakt 1: Në 2023 borxhi i UK-ve ndaj OSHEE deklarohej nga Min.Financave në masën 260 milionë euro.
Fakt 2: Aktualisht, vetë Ministria e Financave konfirmon se ky borxh ka kapur vlerën e 360 milionë euro”, deklaron Teliti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...