Biznesmeni Morina, në gjyq për afro 15 mijë metra ndërtim pa leje në Tiranë

Shares

Ndërtoi pa leje ose në tejkalim të saj, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq biznesmenin Julian Morina dhe Shoqërinë ‘Xheluks Construksion’

Ai akuzohet për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’.

Gjatë hetimeve mbi disa procedime penale të regjistruara për këtë shtetas dhe kompaninë që ai administron, për periudhën 2021-2024, u konstatua se kjo shoqëri tejkaloi lejet e ndërtimit të marra për godina banimi dhe shërbime në disa raste.

Më konkretisht, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës sëPartë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, provoi se tek Liqeni i Thatë, në Farkë, shoqëria ‘Xheluks Construksion’ ishte pajisur me leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime 1,2,3,4,5 dhe 6 kate me 2 dhe 3 kate nën tokë dhe në tejkalim të saj ka shtuar sipërfaqe ndërtimi dhe volum shtesë prej2500m2. Ndërkohë që nga kontrollet në terren, u konstatua edhe një objekt tërësisht i ri me 7kate dhe dy kate nën tokë, i ndërtuar pa leje ndërtimi me sipërfaqe 4622 m2. Subjekti tejkaloi lejen e ndërtimit edhe në godinat e tjera në këtë zonë, duke krijuar sipërfaqe shtesë në lartësi dhe volum me rreth 3065.8m2.

Po kështu, prokuroria administroi ekspertimin teknik në lidhje me punimet e kryera po nga kjo shoqëri në Rr. Elbasanit, nga ku rezultoi se një pjesë e tyre ka dalë jashtë lejes sëmiratuar. objektin Godinë banimi dhe shërbimi 4,5,6 dhe 7 me 2 kate parkim në Rr. Elbasanit, u regjistrua një shtesëndërtimi prej 5866.88m2.

Në përfundim të hetimeve, prokuroria vlerëson se shtetasi Julian Morina duhet të përgjigjet para ligjit për ndërtimet e paligjshme të kryera nga shoqëria ‘Xheluks Construksion’ shpk dhe për tejkalim të lejes së ndërtimit me një sipërfaqe totale prej 15.974.88m2. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...