Pas vendimit të gjykatës së Romës, 12 emigantët kthehen nga Gjadri në Itali

Shares

Vetëm pasi qëndruan 48 orë në Shqipëri, 12 emigrantë të kapur lundrimit drejt Italisë po kthehen atje ku kishin ëndërruar në Itali.

Fillimisht ata u akomoduan në qendrën e pritjes në Shëngjin dhe më pas në kampin e Gjadrit.

Anija “Guardia Costiera” është nisur nga brigjet e Shqipërisë drejt Italisë, ndërsa ka zgjatur një orë ankorimi i saj. Nga kampi i Gjadrit deri në portin e Shëngjiniit, emigrantët janë shoqëruar nga policia shqiptare dhe forca të Guardia di Finanza. Tanimë ata do të strehohen në një kamp tjetër në Itali në pritje të përgjigjes për kërkesat e azilit.

Vendimi për largimin e tyre nga Shqipëria u mor nga Gjykata e Romës. Gjykatësit e seksionit të emigracionit në Gjykatën e Romës kundërshtuan dërgimin në qendrat e Shëngjinit dhe Gjadrit, të azilkërkuesve nga Egjipti dhe Bangladeshi që u shpëtuan natën e 13 Tetorit në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve italiane.

Vendimi i gjykatës lidhet me përcaktimin si vende të sigurta të shteteve të origjinës prej nga vijnë emigrantët, sipas një vendimi të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, dhënë më 4 tetor. Që një vend origjine të quhet i sigurt, ai duhet të jetë i tillë në të gjithë territorin e tij dhe kundrejt çdo individi, i cili duhet të jetë i mbrojtur nga persekutimet, diskriminimet apo torturat në çdo cep të vendit.

Italia i quan vende të sigurta origjine Egjiptin, Bangladeshin apo Tunizinë, por Gjykata e Romës thotë se sipas përcaktimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë ato nuk mund të konsiderohen të tilla. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...