Bllokim i gjerë i trafikut në Tiranë të dielën. Duhen hequr edhe makinat në shumë rrugë

Shares

Policia ka lajmëruar një ndalim të gjerë të lëvizjeve me makina këtë të dielë.

Më 20 tetor nga ora 08:00 deri në orën 16:00, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe mjeteve të Policisë së Shtetit, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të tjera, në akset rrugore:

– sheshi “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Deshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit, rruga “George W. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardi “Zogu i Parë”, Bulevardi i Ri, rruga “Ded Gjo Luli”, Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e gjykatës deri te ura e Taiwanit, bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e gjykatës deri te ura e Taiwanit, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”.

Në të gjithë perimetrin e garës është vendosur sinjalistikë e përkohshme rrugore, ndalim qëndrimi dhe pushimi për mjetet (me oraret përkatëse të kufizimit), duke shfuqizuar dhe mbuluar të gjithë sinjalistikën e mëparshme rrugore.

Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për mbarëvajtjen e aktivitetit ndalohet:
– hyrja me automjete brenda perimetrit të garës;
– parkimi i automjeteve brenda perimetrit të garës, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore të vendosur;
– lëvizja me biçikleta, monopatina, apo motomjete, gjatë zvillimit të garës, në rrugët brenda perimetrit. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...