Skenari i Çyrbjes për të transferuar çështjen nga SPAK në Durrës. Denoncon Balliu

Shares

Kordinatori rajonal për Tiranën, Klevis Balliu denoncoi sot një skenar të institucioneve të drejtësisë për të shpëtuar sa më lehtë ish deputetin socialist Jurgis Çyrbja.

“Sëmundja e Çyrbjes, lënia e mandatit, paraqitja në SPAK dhe komunikimi i akuzës “shpërdorim detyre” nuk janë gjë tjetër veçse pjesë e skemës ku, jo për habi, bën pjesë edhe Prokuroria e Posaçme.
Duke lënë mandatin, pak muaj para mbarimit të tij, Çyrbja u jep mundësi kolegëve të SPAK që të deklarojnë moskompetencë, dhe t’ia kalojnë çështjen prokurorive të rretheve, në këtë rast Durrësit.
Çyrbjes së Ramës i jepet kështu mundësia t’i shpëtojë ndëshkimit për shkeljet dhe të dënohet me shërbim prove apo tyë dalë pa lagur.
Në këtë mënyrë ai i jep rast kreut të mobokracisë dhe shefit të tij Edi Rama, që të rrahë gjoksin se Rilindja e respketon drejtësinë dhe heq dorë nga mandatet vullnetarisht”, deklaroi Balliu.

Zyrtari i PD tha se kjo është e gjitha një skemë që u mundëson hajdutëve të zgjedhjeve dhe taksave tuaja që të mos ndëshkohen nga ligji dhe të rikthehen te vjedhja e zgjedhjave dhe taksave tuaja.

“Kur kjo bëhet me bashkëpunimin e ‘kolegëve të SPAK’ është edhe më e rëndë.
Nuk ka drejtësi të re, por ka hile të reja.
Në planin politik Jurgis Çyrbja është deputeti i tretë në qarkun e Durrësit që mbetet pa mandat pas Lefter Kokës dhe Rrahman Rrajës”, tha Balliu.

Një ditë më parë deputeti i PD në Durrës, Oerd Bylykbashi publikoi reziltatet e PS në Durrës në zgjedhjet parlamentare të 2021.
Sipas shifrave 3 deputetët e larguar kanë marrë më shumë vota preferenciale në këtë qark. Duket se nuk kanë qenë preferenciale por të monetizuara.

“Që nga fillimi i këtij mandati parlamentar në 2021, tre deputetë të PS-së “të votuar” me shumë “vota preferenciale”, kanë dhënë dorëheqje pak para se prokuroria të fillojë hetimet, ose gati 40% e listës së PS në qarkun e Durrësit. Vota preferenciale e zgjedhësve apo e krimit?

Të gjithë e dinë që në Durrës, por jo vetëm aty, Rama ka përdorur Kodin Penal dhe jo Kodin Zgjedhor për të hartuar listën e deputetëve. Ka zgjedhur kandidatët që marrin më shumë vota duke përdorur si kriter llojin e veprës penale dhe masën e dënimit në Kodin Penal.

Rama, pasi i përdor për vota, i hedh si limon i shtrydhur. Pak para se të fillojë hetimi, u kërkon dorëheqjen”, shkruan Bylykbashi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...