VOTIMI/ Xhaçka ndal Gjykatën Kushtetuese. Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë

Shares

Deputetja dhe ish ministrja Olta Xhaçka ia ka dalë të bllokojë sërish një vendim të Parlamentit për të çuar mandatin e saj në Gjykatën Kushtetuese.

Kuvendi nuk ka miratuar mocionin e 1/10 së deputetëve për dërgimin në Kushtetuese të kërkesës për papajtueshmëri mandati për të cilin u dhanë vetëm 25 vota.

Ndërsa 65 deputetët socialistë abstenuan, 9 prej tyre votuan kundër duke rrëzuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kryetarja e Kubendit, Elisa Spiropali tha se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të marrë një opinion ligjor, një veprim të cilin socialistët e kishin paralajmëruar muaj më parë.

Gjykata Kushtetuese rrëzohet për herë të dytë nga Socialistët në Kuvend pasi, dy herë ishte shprehur me vendim duke nënvizuar se parlamenti është i detyruar të miratoje mocionin e 1/10 së deputetëve.

Sipas votimit, socialistët e shprehur me votë kundër janë Damian Gjiknuri, Bledar Çuçi, Jyrgis Çyrbja, Anduel Tahiraj, Paulin Sterkaj, Petro Koçi, Shkelqim Bullari, Bujar Çela dhe Klodiana Spahiu. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...