Dibër, prangoset gruaja 39 vjeçe. Ja çfarë ka bërë në Itali

Shares

Policia arrestoi në Dibër me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasen A. Gj, 39 vjeçe.

“Ajo ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, parashikuar nga legjislacioni penal italian”, njoftoi policia e Dibrës.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje në Itali. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...