Erion Veliaj në SPAK të hënën, çfarë thotë Bardhi

Shares

Disa media online në Tiranë njoftuan sot se Erion Veliaj është thirrë të paraqitet në SPAK të hënën në lidhje me korrupsionin në bashkinë e Tiranës.

Ndërkaq deputeti i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se Veliaj u thirr me urdhër të GJKKO në SPAK që javën e shkuar por e zuri tëmthi, nëse vërtet e zuri. Kjo kërkon një tjetër vëzhgim.

“Ditën që Gjykata Antikorrupsion urdhëroi SPAK të hetojë edhe Erjon Veliajn për aferën 22 milion euro të kompanisë “5D-rejtora”, ky i fundit njoftoi se ishte shtruar në QSUT për një ndërhyrje shëndetësore. Nuk do jetë e largët dita ku do i duhet që shërbimet shëndetësore të mos i marrë dot nga QSUT, por nga Spitali i Burgut!

Deri atëherë, në vend të fjalëve boshe, në vend të batutave pa vlerë, duhet ti jap llogari qytetarëve të Tiranës, se përse milionat e Buxhetit të qytetit të tyre, shkonin në xhepat e 5 bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij. Edhe pse ishte në dijeni, e mohoi publikisht këtë skandal prej 1 viti tani, duke u përpjekur ta mbrojë publikisht. Fshehja ndaj së vërtetës të bën të mjerë dhe mjerimi sot ka emrin e Kryebashkiakut 5D të Tiranës”, deklaron Bardhi. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...