“Afro 9 milionë metra katror në ndërtim në Tiranë, prokuroria të hetojë financimin”

Shares

PD ka reaguar sot në lidhje me miliona metra katror ndërtim ndërsa në Tiranë nuk ka kërkesë për kaq shumë sipërfaqe banesash.

”8.9 milionë metra katror në 6 vitet e fundit për ndërtime në Tiranë, përbën një shifër rekord në mbarë botën duke patur parasysh shtrirjen dhe popullsinë e kryeqytetit.
Kur di se në këto 6 vite ritmet e shpopullimit dhe të largimit të qytetarëve janë rritur në mënyrë drastike, si rrjedhojë e keq-qeverisjes, nuk mundet të imagjinohet asnjë arsye apo kërkesë e tregut për një fluks ndërtimi kaq të madh.
Ajo që fshihet pas bumit të ndërtimit janë paratë e Ndrangetës se Veliajt dhe te Bajrave të qeverisë, plus miliardat e eurove të vjedhura me koncesione dhe ‘rrugë të florinjta’ me 40 milionë euro kilometri.
Diku duhen pastruar gjithë këto para të zeza të krimit, dhe kush me mire se narko-lavatricja me e madhe e Europes në krye të Tiranës”, tha kordinatori i PD për Tiranën, Klevis Balliu.

Në këto kushte, sipas cilës logjikë tregtare vazhdon ritmi i lartë i ndërtimit dhe fluksi i paprecedentë i lejeve, kur tregu është i mbingopur dhe pallatet janë bosh?, pyet Balliu.

“Ndërtimi i kullave nuk është vetëm kriminalizim i ekonomisë, por edhe dëm vrastar i shëndetit publik. Raporti i OBSH e theksonte qartë se Tirana është një nga qytet më të ndotura në botë. OBSH bënte me dije se, ne Tirane, grimcat e ndotjes janë 90 herë më të larta se norma. Por shqiptarët nuk kanë nevojë për statistika për këtë. U mjafton fakti se një i afërm po përballet me sëmundjen e rëndë dhe torturën nëpër spitalet e Rilindjes.
As kjo nuk e ndalon kryebashkiakun që të mbushë xhepat e tij dhe të bandës së Rilindjes me para dhe mushkritë e shqiptarve me lëndë kancerogjene.
As Raporti i antimafias italiane, ku theksohen lidhjet e tij me Ndranghetan, nuk e ndalon Lali Lavatriçen”, theksoi Balliu. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...