Rryma tërheq peshkatarin në Porto Romano, polumbarët e RENEA-s nisin kërkimet

Shares

Rryma detare ka rrëmbyer sot një person në Porto Romano ndërkohë që rrëshqiti në det gjatë peshkimit. Ai është Aurel Ndoni, 40 vjeç nga Durrësi.

”Rreth orës 17:15, kanë shkuar për të peshkuar në Porto Romano, shtetasit Aurel Ndoni, 40 vjeç, E. N., 34 vjeç (vëllai i 40-vjeçarit) dhe M. V., 33 vjeç. Gjatë peshkimit dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, shtetasi A. N, i cili është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti”, njofton policia e Durrësit.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit A. N.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor i ngritur për rastin, po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...