Ajo që ndodhi në Gjykatën Kushtetuese ishte vdekja përfundimtare e sistemit demokratik, komentoi sot kreu i PD, Sali Berisha gjatë një takimi me të rinj të FRPD.
“Çfarë i kishte ngelur opozitës në rrugë ligjore? I kishte mbetur drejtimi në Gjykatë Kushtetuese. Kushtetuta përcakton 4 subjekte me të drejtë të pakushtëzuar për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Në një farë mënyre 4 roje të rendit kushtetues, që mund t’i drejtohen kur shohin se ka çështje madhore, kësaj gjykate, garante e Kushtetutës, për të vlerësuar.
Ç’bëri gjykata e Edi Ramës? Ata janë të shkolluar, ata e njohin Kushtetutën. Por çfarë firmosën 3 ditë më parë? Ata i hoqën pakicës të drejtën e pakushtëzuar vetëm e vetëm për të mbrojtur pushtetin e Edi Ramës.
Thanë jo, Kushtetuta nuk ua njeh këtyre një të pestës së deputetëve, që ua njeh vetëm atyre, ia njeh parlamentit, që nuk ia njeh aspak parlamentit.
U ndala në këtë aspekt, ajo që ndodhi në Gjykatë Kushtetuese ishte vdekja e ëmbël, ta quajmë në thonjëza, përfundimtare e sistemit demokratik.
Ajo që ndodhi, ata gjykatës firmosën mbylljen përfundimtare të të drejtës së opozitës për të mbrojtur interesin publik”, deklaroi Berisha. a.b



/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













