Opozita e pret me akuza emërimin e Ballës si ministër i Brendshëm

Shares

Duket se opozita ka mbetur e befasuar nga emërimi i Taulant Ballës në krye të ministrisë së Brendshme. I njohur si sekseri me i madh i deputetëve në Parlament por jo vetëm, ai është ndërkaq edhe zëri më i ashpër i pushtetit ndaj opozitës, por po aq i akuzuar prej saj për lidhje të mundshme të Ballës me organizata kriminale në vend.

“Emërimi i Ballës në postin e Ministrit të Brendshëm. Ç’mund t’i bësh më shumë këtij shteti e populli se të emërosh përfaqësuesin zyrtar të malavitës, ministër të brendshëm? Pa zgjedhje të lira ky vend nuk ka zgjidhje”, thuhet në një reagim nga Sekretari Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu tha se sot është ditë feste për krimin.

”Më në fund në krye të Ministrisë së Brendshme është ushtari i tyre besnik. De fakto Ministria e Brendshme i është DORËZUAR armët”, thotë Balliu.

Ndërsa kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri thotë se kumbari i Rrajave dhe bandave të Elbasanit emërohet Ministër i Brendshëm.

“Emiljano Nuhu ish shef krimesh në Fushë Krujë, ka fituar azil jashtë vendit pasi për dosjen ‘Xhisiela” u kërcënua në zyrën e shtetit nga deputeti Rrahman Rraja, kreu i Bashkisë Krujë, Artur Bushi, dhe Tualant Balla.

Ky i fundit me bekimin e Bablokut nga sot do jetë Ministër i Brendshëm, e ky është një lajm i keq për shqiptarët, e lajm i mirë për bandat, interesat e të cilave ka përfaqësuar këto vite.

Emri tij doli në përgjimet e grupeve kriminale të Elbasanit, që dekadën e fundit përgjakën qytetin e Normales, por Gjykata e Elbasanit e mbylli çështjen pa dhënë asnjë shpjegim.

Zinxhiri i hakmarrjes në Elbasan vijon, teksa Balla në vend që ishte para drejtësisë katapultohet në krye të ministrisë”, thotë Xhaferri. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...