Deputeti socialist Rrahman Rraja dorëzon mandatin, i biri ende në kërkim nga policia për rrahjen brutale në Fushë Krujë

Shares

Deputeti socialist i Krujës Rrahman Rraja u tërhoq sot nga jeta politike duke dorëzuar mandatin e deputetit fill pasi i biri, 2 vëllezërit dhe një grup tjetër nga familja e zgjeruar e tij rrahën pa mëshirë dy persona pasi ata i kishin paditir në polici për dëntimin e shtëpive.

“Nuk kam fjalë për ta shprehur sikletin karshi të gjithë atyre që më kanë besuar gjithë këto vite. Fatkeqësisht unë dështova si prind dhe ndihem i turpëruar publikisht nga fëmija im. Ju kërkoj ndjesë shokëve dhe kolegëve te grupit parlamentar dhe deklaroj dorëzimin e mandatit të deputetit dhe tërheqjen time nga jeta politike. Ju kërkoj ndjesë atyre që më kanë dhënë votën prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet. Ju kërkoj ndjesë viktimave të asaj dhune turpëruese për familjen time”.

Deputeti Rraja i kërkon të birit, Rexhep Rrajës, që të dorëzohet në polici.

“I bëj thirrje djalit tim të dorëzohet para drejtësisë. Zoti më dhëntë force që ta përballoj këtë dhimbje te madhe dhe jetë që ta shlyej këtë turp që më la mbi shpatulla si gur im bir. Në fund, mirënjohje dhe ndjesë edhe kryetarit të partisë dhe kryeministrit, i cili nuk më kishte asnjë borxh për këtë shqetësim kaq të madh publik që i shkaktova”, përfundon deklarata e deputetit të PS, Rrahman Rraja. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...