ALBA KEPI/ Sa vlerë ka të bësh gazetari kur gjithcka është në duart e pazareve të oligarkëve?

Shares

Nga Alba Kepi

Sa vlerë ka sot të bësh gazetari sociale në Shqipëri?
Sa vlerë ka të bësh gazetari ekonomike?
Sa vlerë ka te bësh gazetari investigative?
Skandalet u blenë me votë!
Shtëpitë e shembura u shkatërruan për herë të dytë me votë të vjedhur!
Pronat e vjedhura u rivodhën me votë karosel!
Lagje e zona pa ujë, pa drita e rrugë, u injoruan me valutë për të mos votuar!
Pasuria kombëtare u përdhos me votë bandash!

Sa vlerë ka të dëgjoj pendimet e votuesve që harruan se sot vazhdojnë të jenë banorë?!

Sa vlerë ka të dëgjosh kolegë që analizën nuk e nisin nga pohimi;
U vodh!
E nga pyetjet;
Pse u vodh?
A është ligjore të shkëmbehet vota me lekë?
A është ligjore të ruhen qëndrat e votimit me drejtorë administratash e ministrish?
A është ligjore që këta nëpunës të lartë shteti të jenë vëzhgues, komisionerë e numërues?
A është ligjore që bandat kriminale të orientojnë votën e banorëve?

Sa vlen të bësh gazetari politike kur gjithcka është në duart e epshit të pazareve të oligarkëve?

Shqipëria e shqiptarët që nuk pranuan të votojnë këtë realitet janë vlera e motivimi i PD për të mos u dorëzuar!
E ajo pjesë e PD që fërkojnë barkun sot e kërkojnë kokë turku të hapin krahun e të kalojnë me humbësit e moralit e dinjitetit të shqiptarit!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...