Kreu i Interpol në Tiranë, takim me Çuçin. A do të bëjë thirrje qytetarëve për info njësoj si DEA

Shares

Kreu i INTERPOL Jürgen Stock po zhvillon një vizitë në Tiranë ndërkohë që grupet kriminale shqiptare të trafikut të drohës në Evropë po përdorin Shqipërinë si stacion shpërndarjeje.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, priti Stock, në të parën vizitë të tij në Shqipëri.

“Ndava me të prioritetet kryesore të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar, i cili gjithnjë e më shumë po merr trajta transnacionale dhe në këtë kontekst të ri, bashkërendimi gjithnjë e më i mirë i punës mes të gjitha vendeve është rruga e duhur për ta adresuar këtë problem”, tha ministri  Çuçi.

Më tej gjatë takimit Ministri i Brendshëm theksoi se sot Policia e Shtetit gëzon një nivel të lartë besimi te partnerët tanë dhe është aktualisht në një fazë të re të bashkëpunimit me këtë organizatë dhe me agjenci të tjera ndërkombëtare duke qenë pjesëmarrëse aktive e me rol drejtues në disa raste në Skuadra të Përbashkëta Hetimore e Operacionale. Çuçi foli gjithashtu edhe për modernizimin e Policisë së Shtetit.

Nuk ka informacion mbi qëllimin e vizitës së kreut të Interpol në Tiranë ndërkohë që pak javë më parë DEA amerikane u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë dhe jo institucioneve të japin informacion mbi grupet e drohës, lidhjet me qeverinë dhe pastrimin e parave. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...