Shtyhet afati për vetëkandidim dhe kandidim për Primare në të gjitha degët veç Tiranës

Shares

Shtyhet deri në datën 12 nëntor afati për vetëkandidim dhe kandidim për Primare në të gjitha degët e PDSH-së. Nga ky vendim përjashtohen 16 degët e Bashkisë Tiranë.

Degët e Partisë Demokratike të Shqipërisë kanë kërkuar shtyrjen e afatit për shkak të kohës së pamjaftueshme për organizimin e mbledhjeve në çdo nivel organizativ dhe marrjen e propozimeve apo vetë-propozimeve nga struktura partiake në territorin që ata mbulojnë.

Për këtë arsye, pas shqyrtimit të dokumentacionit nga KOKOE, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, vendosi shtyrjen e afatit për vetëkandidim dhe kandidim për Primare në të gjitha degët e PD, deri në 12 nëntor 2022.

Nga ky vendim përjashtohen 16 degët e Bashkisë Tiranë.

Në njoftim thuhet se Kryesitë e Degëve duhet të marrin masa për përcjelljen e këtij vendimi.

Njoftimi:

Për shtyrjen e afatit për marrjen e propozimeve për kandidatët e PDSH në Primaret për zgjedhjet vendore 2023

Në vijim të Udhëzimeve 12 datë 27.10.2022 dhe 13 datë 31.10.2022 “Mbi afatet dhe procedurat e marrjes së propozimeve për kandidatët e PDSH në Primaret për zgjedhjet vendore 2023,
Në mbledhjen e datës 7.11.2022, KOKOE shqyrtoi dokumentacionin e ardhur nga degët e PDSH. Pothuajse të gjitha degët e PDSH kanë bërë kërkesë për shtyrje afati për shkak të kohës së pamjaftueshme për organizimin e mbledhjeve në cdo nivel organizativ dhe marrjen e propozimeve apo vetë-propozimeve nga struktura partiake në territorin që ata mbulojnë.

Duke e konsideruar këtë proces shumë të rëndësishëm, me qëllim dëgjimin e mendimeve dhe marrjen e propozimeve nga e gjithë anëtarësia e PDSH,

KOKOE Vendosi:

Shtyrjen e afatit për vetëkandidim dhe kandidim për Primare në të gjitha degët deri në 12 nëntor 2022.
Nga ky vendim përjashtohen vetëm 16 degët e Bashkisë Tiranë.
Kryesitë e Degëve të marrin masa për përcjelljen e këtij vendimi. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...