Mund të ketë edhe tornado, mot i vështirë deri të martën në mesditë

Shares

Një stuhi e motit të keq me emrin “Bogdan” që prek Italinë do të lëvizë drejt rajonit të jugut ndërsa priten reshje të dendura shiu dhe stuhi , të cilat pritet të vazhdojnë deri në mesditën e së martës.

Shira dhe stuhi lokale priten fillimisht në pjesët e detit Jon dhe në pjesën jugore të Shqipërisë siç shihet në hartën më sipër e cila tregon reshjet kumulative të pritura gjatë ditës së hënë deri në mesditën e së martës.

Episodi i pritshëm i reshjeve është i Kategorisë 3 sipas Indeksit Rajonal të Reshjeve (RPI). Vlen të theksohet se në orët e mëngjesit të së martës gjatë shfaqjes së stuhive në pjesë të detit Jon si dhe në pjesët bregdetare të jugut të vendit ka mundësi për tornado. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...